“18% e punëtorëve kosovarë kanë paralajmëruar që pas 1 janarit do të dalin jashtë vendit”
Foto: Zëri / Ilustrim

“18% e punëtorëve kosovarë kanë paralajmëruar që pas 1 janarit do të dalin jashtë vendit”

Ekonomia December 07, 2023 - 22:56

Opinionistja Linda Shala ka folur për gjasat e largimit të kosovarëve nga vendo pas 1 janarit kur fillon liberalizimi i vizave.

Ao ka treguar disa shifra që janë bërë të ditura nga anketimet.

“Në raport me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor ne e kemi numrin e migrimit për 50 për qind më të lartin në raport me popullsinë se që e kanë shtete përreth. Kjo tregon një tendencë më të madhe që me çdo kush mendojnë me dalë jashtë, a ndoshta kjo mbyllje kaq e gjatë është shkak”.

“Janë bërë intervista me biznese diku rreth 18 për qind të punëtorëve të anketuar kanë paralajmëruar që pas 1 janarit do ta shfrytëzojnë liberalizimin e vizave të dalin jashtë. Bizneset llogarisin diku që deri 33 për qind të punëtorëve të tyre potencialisht dëshirojnë me dalë jashtë, do të thotë nuk janë deklaruar”, ka thënë Shala në Klan Kosova.