ASHNA takohet me përfaqësues të kompanive ajrore që operojnë në Kosovë

ASHNA takohet me përfaqësues të kompanive ajrore që operojnë në Kosovë

Ekonomia December 08, 2023 - 13:03

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror [ASHNA] ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e kompanive ajrore që operojnë në Kosovë.

ASHNA ka njoftuar se në takim kanë ndarë informacione të rëndësishme për projektet zhvillimore dhe kanë dëgjuar çdo kërkesë ose ankesë eventuale të kompanive, transmeton Zeri.info.

“Konsultimi me klientët tanë të çmuar, jo vetëm detyrim, por edhe traditë e mirë dhe frytdhënëse. Ndamë informata të rëndësishme për projektet tona zhvillimore dhe dëgjuam për çdo kërkesë apo ankesë eventuale. Falënderojmë përfaqësuesit e Turkish Airlines, Austrian Airlines, Swiss, Edelweiss dhe Eurokoha”, thuhet në njoftim. /Zëri