Mustafa: Ndarja e 90 milionë eurove s’ka të bëjë me zhvillim, por vetëm me stagnim e degradim

Mustafa: Ndarja e 90 milionë eurove s’ka të bëjë me zhvillim, por vetëm me stagnim e degradim

Ekonomia February 27, 2024 - 14:36

Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, është shprehur se nga Pakoja për Ringjallje Ekonomike, nga 90.4 milionë euro gjithsej, vetëm 7.8 milionë euro janë ndarë si mbështetje për bizneset, ndërsa 69 milionë euro janë shpenzuar për transferimet prej 100 eurove si shtesa për fëmijë dhe pensionistë.

Sipas tij, kjo nuk ta bëjë as me zhvillim e as ringjallje, por vetëm me stagnim e degradim.

“Nga 90.4 milionë euro të shpenzuara në kuadër të programit për Ringjallje Ekonomike, vetëm rreth 7.8 milionë euro janë destinuar si mbështetje për bizneset, ndërsa 69 milionë euro janë shpenzuar për transferet prej 100 eurove, si shtesa për fëmijë dhe pensionistë. Ky është shteti ‘zhvillimor’ i Vetëvendosjes, që nuk ka të bëjë me zhvillim e as ringjallje, por vetëm me stagnim e degradim!”, shkroi Mustafa në profilin e tij në Facebook. /Zëri