ATK-ja me 25.8 milionë euro më shumë të hyra tatimore
Foto: Laura Hasani

ATK-ja me 25.8 milionë euro më shumë të hyra tatimore

Ekonomia April 03, 2024 - 10:57

nga janari deri në mars Administrata Tatimore e Kosovës, ka mbledhur mbi 236 milionë euro të hyra tatimore.

Sipas ATK-së, në krahasim me vitin e kaluar, janë rritur të hyrat për 25.8 milionë euro, transmeton Zeri.info.

“Profesionalizmi, implementimi i legjislacionit tatimor, llogaridhënia, rritja e shërbimeve digjitale, partneriteti me qytetar në raportimin e rasteve korruptive, janë disa nga faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e trendit të të hyrave tatimore dhe uljen e statistikave të evazionit fiskal.

Mbledhja e të hyrave për periudhën janar – mars 2024, kap shifrat prej 236.2 milionë euro, ndërsa nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 25.8 milionë euro apo 12.2%”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore!. /Zëri