Fillon asfaltimi me shtresën e parë i një segmenti të rrugës Prishtinë-Podujevë

Fillon asfaltimi me shtresën e parë i një segmenti të rrugës Prishtinë-Podujevë

Ekonomia April 05, 2024 - 17:01

Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka treguar detaje se si po shkojnë punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Ai bëri të ditur se sot një segment i kësaj rruge është shtruar me shtresën e parë të asfaltit, raporton Zeri.info.

Durmishi ka thënë se po punohet intensivisht që një pjesë e madhe e kësaj rruge të përfundojë para nisjes së sezonit të verës, meqë ky segment gjatë kësaj periudhe është më i ngarkuar.

“Punimet për rrugën Prishtinë-Podujevë, po avancojnë çdo ditë e më shumë

Sot, filluam me shtresën e parë të asfaltit tek LOT1 - Segmenti me gjatësi prej 800m, e me gjerësi prej 7,5m. Jemi të përkushtuar që punët të ecin me ritme sa më të shpejta, veçanërisht në prag të nisjes së sezonit të verës, ku pritet që ky segment të jetë gati për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar kështu lëvizjen dhe rritur parametrat e sigurisë rrugore”, shkroi ai. /Zëri