
S’ka rroga, ndërrimi i parë i punëtorëve të “Trepçës” bojkoton punën
Ekonomia
April 11, 2024 - 10:45
Ndërrimi i parë i punëtorëve në “Trepçë” nuk ka punuar sot për shkak se ende nuk i kanë marrë pagat e plota.
Disa prej këtyre punëtorëve i kanë marrë vetëm 30 për qind të pagës. Ndërsa minatorët, përfaqësues të Sindikatës, për pak pritet të takohen me kryeshefin e “Trepçës” për të sqaruar këtë situatë.
Kujtojmë se për shkak të pagave, punëtorët e “Trepçës” edhe më parë kanë bojkotuar punën. Madje minatorët ishin ngujuar në galeri duke kërkuar që kjo çështje të zgjidhet. E marrëveshja ishte arritur për marrjen e pagesave të rregullta mujore, ndërsa sa i përket kërkesës për sigurim shëndetësor dhe jetësor, minatorët janë pajtuar që këto çështje të trajtohen më vonë. /rtk