Ibrahimi: Dëmi që po u bëhet komunave nga zbatimi i kontratave kolektive është milionësh

Ibrahimi: Dëmi që po u bëhet komunave nga zbatimi i kontratave kolektive është milionësh

Ekonomia April 14, 2024 - 10:28

Asociacioni i Komunave të Kosovës konsideron se dëmi që po u bëhet komunave nga zbatimi i kontratave kolektive është milionësh dhe se pasojat po i bartin vetë ato.

Kësisoj, AKK-ja po kërkon që të shqyrtohet zbatimi i kontratave kolektive. Kështu ka thënë drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai thotë se shumica e këtyre mjeteve të dedikuara për investime kapitale shkojnë për këtë çështje, andaj e konsiderojnë edhe të gabueshëm. Ai kërkon që kjo barrë të bartet tek niveli qendror.

“Problem tjetër të cilën është identifikuar nga kryetarët e Komunave janë zbatimi i kontratave kolektive dhe pasojat financiare që komunat janë duke i bartur, janë me dhjetëra miliona euro ku Komunave i merren padrejtësisht sepse kontratat kolektive nuk janë nënshkruar nga niveli lokal por janë nënshkruar nga niveli qendror dhe kryetarët e Komunave kërkojnë që barra financiare për mbulimin e kostos që del nga zbatimi i kontratave kolektive në arsim por gjithashtu edhe në shëndetësi të merret nga niveli qendror e jo nga niveli lokal”, thotë Ibrahimi.

Ai ka shtuar se kemi të bëjmë me dhjetëra miliona euro dëme.

“Kemi të bëjmë me dhjetëra miliona euro, shumica absolute e këtyre milionave eurove nuk shkojnë për shkak se i merren komunave në zbatimin e projekteve për investime kapitale ku përmes investimeve kapitale edhe cilësia e jetës së qytetarit përmirësohet mirëpo edhe ambienti për zhvillim ekonomik lokal”.
Krahas dëmit që po i shkaktojnë këto kontrata kolektive, komunat po ballafaqohen edhe Ligjin e Prokurimit Publik. Thotë se procedurat po zvarriten si shkak se Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit po i zvarritë procedurat.

“Problem tjetër është edhe ligji i prokurimit publik, Komunat janë duke u ballafaquar me shumë sfida në zbatimin e ligjit të prokurimit publik aktual dhe kërkojnë me ngulm amendamentimin e këtij ligji sepse po ka në disa raste kur fillojnë procedurat e tenderimit për një projekt të caktuar mirëpo ato procedura janë aq burokratike e në disa raste edhe pse bordi i organit shqyrtues të prokurimit publik OShP është i funksionalizuar ata nuk janë në krye të detyrës sepse shumë procese po zvarriten për shkak se ky bord nuk po i kthen përgjigje operatorëve ekonomik në mënyrë indirekte edhe Komunave sa i përket fillimit të procedurave për zbatimin e projekteve për investime kapitale. Janë edhe një mori çështjesh tjerash të cilat janë ngritur si shqetësim nga kryetarët, mirëpo këto janë tri prioritetet kryesore të identifikuara nga kryetarët e Komunave në takimet e Asociacionit. Në anën tjetër asnjë nga këto tri probleme të identifikuara nga Kryetarët e Komunave nuk ka gjet përkrahje nga niveli qendror dhe për këtë arsye kryetarët e Komunave në disa raste po vlerësojnë që takime të tilla janë të nevojshme, të domosdoshme mirëpo po kërkojnë rezultat e jo që pas disa viteve të këtyre shqetësimeve të cilat janë ngritur në takime me nivelin qendror as një nga këto shqetësime të mos i gjetet zgjidhja. Gjithashtu është premtuar nga niveli qendror që çdo dilemë çdo shqetësim çdo rekomandim që del nga kryetarët e Komunave përgjigjja t’i kthehet nga niveli qendror në të shkruar, mirëpo deri më tani nuk ka ndodhur pra po shihet që bashkëpunimi është i mangët mes nivelit lokal dhe nivelit qendror në hartimin e politikave që avancojnë jetën e qytetarit mirëpo edhe sa i përket kompetencave”, ka thënë Ibrahimi.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë po ashtu se është diskutuar edhe sa i përket mundësisë së nënshkrimit të marrëveshjeve të mirëkuptimit mes Komunave dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për bartjen e kompetencës e cila ka qenë e deleguar nga niveli qendror te niveli lokal.

“Në takimin e fundit të Këshillit të kryetarëve, i mbajtur para disa ditëve është diskutuar edhe sa i përket mundësisë së nënshkrimit të marrëveshjeve të mirëkuptimit mes Komunave dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për bartjen e kompetencës e cila ka qenë e deleguar nga niveli qendror te niveli lokal, mirëpo duke e marrë parasysh që ligjin aktual të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, aty thuhet që kjo kompetencë mund të bartet nga niveli lokal, në nivelin qendror, një vit pas miratimit të ligjit për financat e pushtetit lokal, domethënë kryetarët e Komunave menduan dhe rekomanduan që të gjitha Komunat që të mos bëhet një nënshkrim i tillë, i marrëveshjeve të mirëkuptimit që në mënyrë vullnetare Komunat ta bartin këtë kompetencë në nivelin qendror, përkatësisht në Agjencinë Kadastrale të Kosovës”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka folur edhe për faktin që Republika e Kosovës është duke synuar anëtarësimin në Këshillin e Evropës në Strasburg ku është edhe Kongresi i pushtetit lokal ku parimi i kryesorë i funksionimit të pushtetit lokal është parimi i vendimmarrjes e jo centralizimi i kompetencave, ashtu siç është tendencë e qeverisë që të marrë kompetenca sa më shumë që është e mundur, apo të përzihet në kompetencat e Komunave në Republikën e Kosovës.

“Kryetarët janë thirrur në ligjin aktual ku aty theksohet se ky veprim mund të bëhet një vit pas miratimit të ligjit për financa lokale. Gjithë kryetarët e Komunave një zëri edhe në të kaluarën kanë kërkuar në nga niveli qendror që ligji aktual për financa lokale ta amdandamentohet, në mënyrë që shumë kompetenca të cilat janë marrë nga niveli qendror Komunave, të qartësohen në ligjin për financa lokale, dhe në mënyrë që gjithçka të jetë e qartë, mirëpo çka është problem që është ngritë edhe nga Kryetarët e Komunave është tendenca e marrjes së kompetencave nga niveli qendror kundruall nivelit lokal, nuk është vetëm kjo sa i përket zyrave kadastrale të Komunave, që me ligjin aktual të Komunave ka të bëj edhe me çështje tjera sa i përket inspektoratit, sa i përket rojeve të pyjeve, mirëpo edhe ligji për financa lokale duhet të kjartësoj njëherë e përgjithmonë edhe çështjen e zjarrfikësve të cilët kanë mbetur as me komuna as me nivelin qendror, çështja e zjarrfikësve e cila duhet të definohet me ligjin për financa lokale, duhet se kompetenca është e nivelit qendror. Përpara ka qenë e nivelit lokal mirëpo ende pagat ndaj zjarrfikëseve, dhe shumë obligime të cilat Komunat i kryejnë në mënyrë vullnetare ndaj zjarrfikësve duhet të definohen me ligjin për financa lokale, pra edhe që mjetet financiare të cilat i shkojnë komunave për të mbuluar koston financiare të zjarrfikësve të bartet në nivelin qendror ashtu siç është bartë edhe kompetenca, mirëpo si konkluzë është që Republika e Kosovës është duke synuar anëtarësimin në Këshillin e Evropës në Strasburg, e në Këshillin e Evropës është edhe kongresi i pushtetit lokal ku parimi i kryesor i funksionimit të pushtetit lokal në Këshillin e Evropës në Strasburg është parimi i vendimmarrjes sa më afër qytetarëve, e jo centralizimi i kompetencave, ashtu siç është tendecë e qeverisë që të marrë kompetenca sa më shumë që është e mundur, apo të përzihet në kompetencat e Komunave në Republikën e Kosovës”.

Ibrahimi ka shtuar se brengat kryesore të Kryetarëve të cilat janë paraqitur ndaj nivelit qendror janë të radhitura dhe ato i kemi diskutuar në disa takime me nivelin qendror.

“Brengat kryesore të Kryetarëve të cilat janë paraqitur ndaj nivelit qendror janë të radhitura dhe ato i kemi diskutuar në disa takime me nivelin qendror ku kryetari i Asociacionit, Agim Aliu i ka ngrit këto shqetësime dhe një ndër kërkesat kryesore është themelimi i grandit të katërt dhe me themelimin e grandit të katërt Kryetarët e Komunave mendojnë që pa barazia e ndarjes së mjeteve financiare ndaj Komunave ku Kryetarët shumica tyre vlerësojnë që mjetet financiare po ndahen duke përdorur kritere politike në disa raste edhe etnike nuk do të ndodh me themelimin e grandit të katërt. Ky grand i katërt ka qenë i paraparë të themelohet në vitin 2022, mirëpo pas një takimi të përbashkët të kryetareve të Komunave me Kryeministrin Kurti ku ka qenë prezent edhe ministri Murati, pas dy jave nga ai takim ministri Murati e ka tërheq projektligjin i cili ka pas të bëj edhe me grandin e katërt, kurse në vitin 2023 fare nuk e ka paraparë në strategji, po problemi është i njëjtë edhe në vitin 2024 se ky projektligj nuk është i paraparë në strategjinë legjislative”, ka thënë mes tjerash Ibrahimi. /eo