Ankohen bizneset: TVSH-ja në kufi po dëmton kompanitë
Ekonomia
April 21, 2024 - 22:09
Vonesat nëpër kufij po konsiderohen se nuk janë pengesa e vetme.
Bizneset kosovare po kërkojnë që të hiqet pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për produktet e importuara, që aktualisht paguhet detyrimisht në kufi.
Kjo po thuhet se është barrë për bizneset, shto këtu faktin se TVSh, është taksë që e paguan konsumatori.
Oda Ekonomike në rastin më të mirë po kërkon që kjo ngarkesë të hiqet apo të shtyhet afati i pagesës.
Këtë iniciativë po e përkrah edhe opozita. Madje, PDK-ja thotë se iniciuan diçka të tillë qysh më 2018, por s`gjetën përkrahje.
Pagesa e TVSh në kufi, u bë obligative nga koha e UNMIK-ut, dhe ishte vendosur derisa të krijoheshin Dogana dhe Administata Tatimore./klankosova