10-vjetori i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare bashkon 350 biznese [foto]
Foto: Laura Hasani

10-vjetori i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare bashkon 350 biznese [foto]

Ekonomia May 17, 2024 - 14:06

Sot shënohet 10-vjetori i themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare dhe në nder të kësaj dite po mbahet takimi i cili ka bashkuar rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova, për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të rritur bashkëpunimet në mes bizneseve.

Kerry Monaghan-Hogler, zëvendësdrejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, tha se gjatë dekadës së fundit puna e këtij rrjeti për të bashkuar Kosovën dhe diasporën e saj rreth tregtisë ka sjellë mundësi të jashtëzakonshme për njerëzit këtu.

"Përtej kësaj, USAID-i ka parë se si këto përpjekje po e përgatisin Kosovën për të zënë vendin e merituar në skenën botërore”, deklaroi ajo.

Në hapjen solemne të pranishmit u përshëndetën nga Yll Blakaj nga degët e RRGBSH-së në Evropë, kryetar nderi i RRGBSH Lazim Destani, kryetarja e Shoqatës së Përpunuesve të drurit Arieta Pozhegu dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Ky event ’10 vjetori’ kurorëzon të gjitha sukseset e deritanishme të Rrjetit, i cili nga viti i themelimit ka mbledhur në Prishtinë dhe qytete tjera shqiptare qindra – mijëra biznese nga Diaspora, duke u bërë kështu faktori kryesor ekonomik që ndikoj në rritjen e eksportit që është dëshmuar vite me radhë.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image