Shtyhet për dy vjet afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA
Foto: Laura Hasani

Shtyhet për dy vjet afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA

Ekonomia May 21, 2024 - 11:38

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentit të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe BE-së, projektligj ky që do të mundësojë shtyrjen e afatit për projektet e parealizuara.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se afati do të shtyhet deri në vitin 2026.

“Qëllimi i këtij amendamenti është shtyrja e afatit për dy vjet për zbatimin e marrëveshjes, në mënyrë të sigurohemi për zbatim të suksesshëm të atyre projekteve që janë duke hasur në vonesa gjatë implementimit. Sipas njoftimi nga Zyra e BE-së, kjo është e nevojshme me qëllim të realizmit të suksesshëm të një projekti për ndërtimin e çerdheve, si dhe për projekt restaurimin e rrugëve ‘Marlin Barleti’ dhe kinemanë ‘Lumbardhi’ në Prizren”, tha ai.