Përkrahje për kultivuesit e trangujve dhe të specave në Rahovec
Foto: Facebook

Përkrahje për kultivuesit e trangujve dhe të specave në Rahovec

Ekonomia April 03, 2025 - 14:09

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se kjo komunë njihet për tokën e begatë dhe për fermerët e përkushtuar, prandaj sot ka ndërmarrë një hap tjetër për ta forcuar bujqësinë tonë.

“Kam nënshkruar kontratë me kompaninë ‘Agro Celina’ SHPK, për të mbështetur ata që punojnë tokën dhe prodhojnë me përkushtim. Me këtë kontratë, po përkrahim: 5 hektarë kultivim të trangujve; 5 hektarë kultivim të specave; 1 hektar me speca nga farëra hibride (për herë të parë)”, ka njoftuar Latifi.

Tutje ai ka thënë se Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me kompaninë “Agro Celina” do të mbulojë plotësisht: Fidanet; Plehun akristalor; Mulqerimin; Sistemin pikë-pikë; Ambalazhimin (shportat).

“Ky është një hap konkret në mbështetjen e bujqësisë dhe të fermerëve tanë. Rahoveci po forcon pozitën e tij si një nga qendrat kryesore të bujqësisë. Ne do të vazhdojmë të investojmë dhe të përkrahim njerëzit tanë të punës”, ka theksuar kryetari Latifi.