Panairi i turizmit “Kosova 2025” hap dyert sot në “Prishtina Mall”
Ekonomia
April 10, 2025 - 09:06
Sot në ambientet e “Prishtina Mall” nis edicioni i shumëpritur i panairit të turizmit “Kosova 2025”, një ngjarje që premton dy ditë të mbushura me energji pozitive, mundësi të reja dhe përvoja të paharrueshme për të gjithë vizitorët.
Kjo është një thirrje për të gjithë dashamirësit e udhëtimeve, profesionistët e industrisë së turizmit, studentët, punëkërkuesit dhe publikun e gjerë që të bëhen pjesë e këtij organizimi madhështor.
Çfarë ju pret në Panairin e Turizmit?
- Zbritje deri në 35% në oferta ekskluzive të udhëtimeve dhe shërbimeve turistike.
- Mbi 30 shpërblime të vlefshme për t’u fituar nga pjesëmarrësit.
- Mundësi për partneritet dhe bashkëpunim, ku bizneset mund të ndërtojnë ura të reja komunikimi dhe zhvillimi.
- Oportunitete për punësim në sektorin e turizmit dhe mikpritjes.
- Prezantime, panele dhe diskutime profesionale me ekspertë të industrisë.
- Dhe mbi të gjitha, aktivitete argëtuese dhe tërheqëse për të gjitha moshat.
- Qoftë për të planifikuar pushimet tuaja të ardhshme, për të ndërtuar lidhje profesionale apo thjesht për të kaluar një ditë ndryshe – ky panair është vendi i duhur për ju!
Panairi do të hapet sot nga ora 11:00. /Zëri