AKB: Ngritja e çmimit të energjisë elektrike rrit varfërinë në Kosovë
Foto: Laura Hasani

AKB: Ngritja e çmimit të energjisë elektrike rrit varfërinë në Kosovë

Ekonomia April 11, 2025 - 14:32

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16%, e cila pritet të ketë ndikim serioz në ekonominë e vendit, duke rritur kostot për bizneset dhe duke rënduar edhe më shumë jetën e qytetarëve.

AKB-ja kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të shqyrtojnë masa lehtësuese, të sigurojnë transparencë të plotë rreth këtij vendimi dhe të hapin një dialog të hapur me përfaqësuesit e sektorit privat për të gjetur zgjidhje të pranueshme.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha në tërë botën në këtë periudhë bien çmimet e energjisë elektrike dhe të derivateve të naftës, në Kosovë rritet çmimi për 16%, kurse bie mbi 15% çmimi i derivateve të naftës. Qeveria e Kosovës zbret fitimin e kompanive të derivateve të naftës, rrit fitimin e operatorëve ekonomikë të energjisë elektrike.