Diaspora dërgoi në Kosovë mbi 500 milionë euro për pesë muaj

Diaspora dërgoi në Kosovë mbi 500 milionë euro për pesë muaj

Ekonomia July 02, 2025 - 10:27

Të hollat nga diaspora në Kosovë arritën në 530 milionë euro gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, nga 513 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur Banka Qendrore, duke cituar të dhëna paraprake.

Vetëm gjatë muajit maj dërgesat nga jashtë u rritën për 7% në baza vjetore, duke kapur shumën prej 126.6 milionë eurosh, thuhet në publikimin e të dhënave të së martës nga Banka Qendrore.

Krahasuar me muajin prill, dërgesat në maj shënuan një rritje prej 13%.

Gjatë vitit 2024 dërgesat e huaja në Kosovë ishin rritur me 1,1%, duke arritur në gjithsej 1.35 miliard euro.