
Peci thotë se Kosova ka thyer rekord të ri me grurin këtë vit
Ekonomia
July 08, 2025 - 10:03
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar për një rekord të ri që vendi ka shënuar në rendimentet e grurit.
Në prag të nisjes së fushatës së korrje-shirjeve, Peci tha se vitin e kaluar Kosova kishte siguruar bukën e motmotit, ndërsa këtë vit ka thyer rekord të ri me 21 hektarë më shumë të mbjellë me grurë, transmeton Zeri.info.
“Vitin e kaluar shënuan rekord në rendimente dhe siguruam bukën e motmotit, këtë vit kemi thyer rekord të ri, janë mi 21 mijë hektar më shumë të mbjellë me grurë sesa vitin paraprak. Me një mesatare minimale, Kosova ka prodhuar këtë vit mbi 56 milionë euro në vlerë të sasisë së grurit dhe mbi 74 mijë hektar në nivel vendi që është rekord i ri në sektorin e bujqësisë”, ka deklaruar Peci. /Zëri