
Çmimet e konsumit u rritën për 4.3% në qershor
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin qershor të këtij viti, krahasuar me muajin qershor të vitit 2024.
Inflacioni mujor ishte 0,7% në muajin qershor 2025, ka bërë të ditur ASK-ja, transmeton Zeri.info.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafe, çaj dhe kakao (18,2%); energji elektrike (17,8%); pemë (14,8%); pushime të organizuara (13,3%); mish (12,8%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%); vajra dhe yndyra (9,7%); shërbime hoteliere (7,7%); perime (7,2%); shërbime ambulantore (7,1%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,7%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (6,4%); pije alkoolike (6,4%); qumësht, djathë dhe vezë (5,7%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5,4%); shërbime financiare (5,2%); kujdes personal (4,9%); bukë dhe drithëra (4,8%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4,8%); këpucë (4,2%); prodhime ushqimore (4,1%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (3,9%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%); duhan (3,4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3,1%); gjëra personale (2,7%); veshje (2,6%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (2,3%); pajisje shtëpiake (2,1%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (2,1%); dhe gjërat dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (1,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,8 për qind në IHÇK”, thuhet në statistikat e ASK-së.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-5,3%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-4,5%); dhe bileta të fluturimeve (-3,2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,5 për qind) në IHÇK.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,7% në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin maj 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (10,4%); energji elektrike (5,4%); pemë (5,1%); kafe, çaj dhe kakao (2,3%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2,1%); pije alkoolike (1,7%); mish (1,4%); shërbime hoteliere (1,0%); bukë dhe drithëra (1,0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,9 për qind në IHÇK”, thotë ASK.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perime (-5,6%) me një ndikim prej (-0,2 për qind) në IHÇK. /Zëri