![Shembje me tritol në Theth [video]](/uploads/zeri.info/images/2025/July/15/auto_th1752576821.jpg)
Shembje me tritol në Theth [video]
Ekonomia
July 15, 2025 - 12:53
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit nuk ka përfunduar ende.
Forca të shumta policie kanë rrethuar këtë të martë një ndërtesë trekatëshe në zonën turistike, shembja e së cilës pritet të bëhet përmes një shpërthimi të telekomanduar me lëndë plasëse.
Në një prononcim për Euronews Albania, pronari i objektit u shpreh i indinjuar për metodën e përdorur, duke thënë se vendimi për shkatërrimin e godinës është marrë me urdhër politik.