
Furnizimi me energji nga KEK-u, sot afati i fundit për bizneset
Ekonomia
July 30, 2025 - 07:58
E mërkura shënon datën e fundit që Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) do t’i furnizojë me energji elektrike të gjitha bizneset që nuk kanë gjetur furnizues në treg të hapur.
Pas 30 korrikut Korporata Energjetike ka njoftuar se përfundon furnizimin me energji si Furnizues i Mundësisë së Fundit, i cili ka nisur që nga 1 qershori.
Rrjedhimisht, pas kësaj date, të gjithë konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar, do të mbesin automatikisht pa furnizim me energji elektrike nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit.