Oda Ekonomike Amerikane i bënë thirrje ZRRE-së të anulojë vendimin për liberalizim të tregut të energjisë
Foto: Laura Hasani

Oda Ekonomike Amerikane i bënë thirrje ZRRE-së të anulojë vendimin për liberalizim të tregut të energjisë

Ekonomia July 30, 2025 - 19:32

 

Gjykata Komerciale mori vendim për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila ka përsëritur thirrjen e saj për ZRRE-në e që ka të bëjë me anulimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë, raporton Zeri.info.

“Aktgjykimi i sotëm, por edhe ato të para disa javëve, konfirmojnë shqetësimet e ngritura nga bizneset dhe Oda Amerikane, duke theksuar më tej të metat procedurale dhe substanciale në procesin e liberalizimit. Pasiguria juridike e krijuar muajve të fundit ka shkaktuar konfuzion të jashtëzakonshëm në mesin e bizneseve, duke minuar parashikueshmërinë rregullative dhe duke cenuar planifikimin operativ.

Reformat, veçanërisht në sektorët kritikë si energjia, duhet të bazohen në transparencë, siguri ligjore dhe trajtim të barabartë për të gjithë. Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane bën thirrje për një dialog gjithëpërfshirës ndërmjet të gjithë hisedarëve përkatësë, përfshirë Qeverinë e Kosovës si dhe komunitetin e biznesit, për të siguruar që çdo hap i ardhshëm drejt liberalizimit të tregut të bazohet në qartësi ligjore, procedura të drejta dhe një angazhim për drejtësi ekonomike”, thuhet në njoftim. /Zëri