Digjitalizohet edhe një shërbim i bujqësisë në e-Kosova

Digjitalizohet edhe një shërbim i bujqësisë në e-Kosova

Ekonomia July 31, 2025 - 11:18

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar për digjitalizimin e një tjetri shërbim, në kuadër të platformës së shërbimeve e-Kosova.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Peci ka bërë me dije së bëhet fjalë për shërbimin për vendimin e pagesave direkte, nga viti 2021 e tutje.

“Kjo nismë zvogëlon edhe më shumë nevojën për praninë fizike në institucione dhe rrit efikasitetin”, u shpreh Peci.