ATK-ja arkëton 637.3 milionë euro të hyra tatimore për shtatë muaj
Foto: Laura Hasani

ATK-ja arkëton 637.3 milionë euro të hyra tatimore për shtatë muaj

Ekonomia August 01, 2025 - 16:02

Administrata Tatimore e Kosovës thotë se janë arkëtuar 637.3 milionë euro në shtatë muajt e këtij viti, të cilat sipas këtij institucioni, shënojnë progres të vazhduar në qëndrueshmërinë fiskale të shtetit të Kosovës.

“Pra, kemi rritje prej 60.1 milionë euro apo 10.4% më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shifrat e reja tregojnë se qytetarët dhe bizneset janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rolin që ka kontributi i tyre në financimin e shërbimeve publike dhe forcimin e shtetit ligjor”, thotë ATK-ja.

Sipas këtij institucioni tatim mbledhës, rezultati është i një pune me vizion. Thonë se për ta çdo euro e mbledhur është një hapa drejt shtetit më funksional.

“Ky është rezultat i një pune ekipore, vizioni të qartë dhe një qasje moderne të shërbimit tatimore. Por mbi të gjitha, është rezultat i besimit të ndërsjellë që kemi ndërtuar me tatimpaguesit. Për ne, çdo euro e mbledhur është një hap drejt shtetit më funksional dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët. Përtej shifrave, ky progres i vazhdueshëm është reflektim i stabilitetit të politikave tatimore, profesionalizmit të stafit të ATK-së”, thuhet në njoftim.

Kanë falënderuar të gjithë kontribuuesit, derisa thonë se ATK-ja mbetet e përkushtuar që përmes transparencës, efikasitetit dhe teknologjisë të rrisë më tej besueshmërinë dhe performancën.