Jusaj: Do të mbështetim çdo biznes e iniciativë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e sektorit energjetik

Jusaj: Do të mbështetim çdo biznes e iniciativë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e sektorit energjetik

Ekonomia August 25, 2025 - 15:06

Kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë, Shkelzen Jusaj, vizitoi kompaninë “Muqa Solar”, model i suksesit në energjinë e ripërtëritshme.

Image

Delegacioni, i përbërë nga kryetari i Degës Shkelzen Jusaj, anëtari i Bordit Miftar Veseli dhe drejtori i Zyrës në Kosovë Agim Kuleta, u prit nga pronari Xhevat Muqa dhe ekipi i tij profesional.

Image

Gjatë takimit, u prezantua puna dhe partneritetet ndërkombëtare të kompanisë, ndërsa Jusaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes bizneseve kosovare dhe atyre gjermane, si dhe investimeve në energjinë alternative.

Image

Jusaj theksoi po ashtu që Unioni do të mbështesë çdo iniciativë dhe biznes qe kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e sektorit energjetik në Kosovë.

Vizitën e Unionit e vlerësoi “Muqa Solar”, si model frymëzues të inovacionit dhe qëndrueshmërisë, duke e cilësuar atë shembull për zhvillimin ekonomik dhe energjetik të Kosovës.

Image