“Trepça” nis procesin e lirimit të pronave në Zonën Kadastrale në Hajvali, vlera mbi 23 milionë euro
Foto: Laura Hasani

“Trepça” nis procesin e lirimit të pronave në Zonën Kadastrale në Hajvali, vlera mbi 23 milionë euro

Ekonomia September 02, 2025 - 13:26

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka filluar procesi i lirimit të pronave nën menaxhim të saj të ndodhura në Zonën Kadastrale të Hajvalisë.

Ky proces, sipas ndërmarrjes, po zhvillohet pas përfundimit të fazës së kthimit të pronave që janë nën menaxhim të “Trepçës” SHA dhe kjo po bëhet për herë të parë pas luftës.

Sipas njoftimit të Ndërmarrjes, fjala është për një sipërfaqe prej 11 hektarësh, pronë e “Trepçës”, me një vlerë tregu mbi 23 milionë euro.

“Ky është vetëm fillimi i procesit të rikthimit të pasurisë së ‘Trepçës’ dhe vënies së saj në funksion të zhvillimit e të ardhmes së ndërmarrjes. ‘Trepça’ SHA njofton se së shpejti kjo pronë do të ofrohet për shfrytëzim të përkohshëm”, thuhet në njoftim.

Ndërmarrja tha se palët e interesuara do të ftohen zyrtarisht për të aplikuar, në përputhje me procedurat ligjore dhe parimet e transparencës.