Ferati njofton se Kuvendi i Istogut miratoi buxhetin prej mbi 16 milionë eurove për vitin 2026

Ferati njofton se Kuvendi i Istogut miratoi buxhetin prej mbi 16 milionë eurove për vitin 2026

Ekonomia September 25, 2025 - 10:57

Në mbledhjen e fundit të legjislaturës Kuvendi i Istogut miratoi buxhetin komunal për vitin 2026 me 20 vota pro dhe pesë kundër.

Vlera totale e buxhetit është 16.687.746.00 euro.

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, falënderoi asamblistët për përkushtimin dhe votën pro, duke theksuar se puna nuk përfundon këtu.

“Rrugëtimi ynë për Istogun tonë të zhvilluar vazhdon. Çdo vendim, çdo investim është për ju – për Istogun e të gjithëve!”, shkroi Ferati në Facebook.