KEDS: Mosfurnizimi me energji elektrike në rrugën “Muharrem Fejza” vazhdon edhe për dy orë
Foto: Laura Hasani

KEDS: Mosfurnizimi me energji elektrike në rrugën “Muharrem Fejza” vazhdon edhe për dy orë

Ekonomia September 26, 2025 - 20:03

Rruga “Muharrem Fejza” ka mbetur për dy orë pa furnizim me energji elektrike.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, ka thënë se shkak është një prishje që ka ndodhur në rrjet.

I njëjti shtoi se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike do të zgjasë edhe për dy orë të tjera.

“Prishja ka ndodhur për shkak se janë djegur ‘kthinat’. Ekipet e KEDS-it janë duke intervenuar për të rregulluar defektin”, tha Krasniqi. /klankosova