Turqia “pushton” Shqipërinë me para, del sërish investitori më i madh i huaj

Turqia “pushton” Shqipërinë me para, del sërish investitori më i madh i huaj

Ekonomia September 26, 2025 - 20:49

Disa takime në nivel drejtuesish dhe një sërë njoftimesh për sipërmarrje të reja, e kanë kthyer Turqinë gjatë vitit të kaluar në investitorin e parë mes shteteve që bëjnë biznes në Shqipëri.

Por investimet nuk janë ndalur as këtë vit, ku Turqia bashkë me Italinë rezulton investori i madh i 6-mujorit me 89 milionë euro të financuara në tregun vendas.

Me këtë ritëm, stoku i investimeve turke në fund të qershorit ka arritur në 1.3 miliardë euro, me rritje vjetore 12%.

Këto ndërmarrje kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, energjetik, në industrinë nxjerrëse dhe ndërtim.

Në gjysmën e parë të vitit, edhe Italia solli financoi 89 milionë euro, por investimet nga vendi fqinj ranë afro 5% krahasuar me vitin e kaluar, dhe u orientuan kryesisht tek aktivitetet e shërbimeve.

Nga ana tjetër, Holanda ka zbritur në vendin e tretë mes investitorëve të huaj që prej vitit të kaluar, edhe pse këtë vit vlera e investimeve holandeze i është kthyer përsëri rritjes me 85 mln euro flukse të reja, ndjekur nga Austria dhe Kosova./euronews