Rriten pensionet në Shqipëri, përfitojnë mbi 700 mijë të moshuar
Foto: Laura Hasani

Rriten pensionet në Shqipëri, përfitojnë mbi 700 mijë të moshuar

Ekonomia September 30, 2025 - 11:41

Nga 1 tetori 2025 pensionet do të rriten në masën 2.5 për qind. Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve për 721 mijë e 398 pensionistë.

Nga vendimi do të përfitojnë kategoritë e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, familjarët. Pjesë e vendimit do të jenë edhe qytetarët, të cilët dalin në pension duke filluar nga data 1 tetor.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1.140.000.000 lekë, ose 11 milionë e 775 mijë euro, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. /tch