Dhoma e Tregtisë: Nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka bërë një sqarim ku thuhet se në takimin e thirrur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale.
Sipas DHTIK-së, takimi ka qenë konsultues dhe palët pjesëmarrëse kanë dhënë mendimet e tyre dhe propozimet rreth kësaj çështjeje.
“DHTIK-ja nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por ka kërkuar që një vendim i tillë duhet të merret vetëm atëherë kur Kosova të ketë institucione funksionale dhe fuqiplota, të bëhet një analizë e thelluar e gjendjes ekonomike dhe propozimi për pagën minimale të vijë përmes Këshillit Ekonomiko-Social e jo përmes Ministrisë së Financave”.
“Marrja e vendimit ad-hoc vetëm sa do të vështirësojë situatën ekonomike dhe ku më të dëmtuarit do të jenë qytetarët”, thuhet në sqarim. /Zëri