Qeveria miraton propozimin për rritje të pagës minimale në sektorin privat
Foto: Laura Hasani

Qeveria miraton propozimin për rritje të pagës minimale në sektorin privat

Ekonomia October 31, 2025 - 10:27

Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin për rritjen e pagës minimale në sektorin privat.

Gjatë mbledhjen së sotme të Qeverisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti thotë se në janar të vitit të ardhshëm, paga minimale në sektorin privat do të rritet në 425 euro, derisa shtoi se në korrik 2026, paga rritet në 500 euro.

“Pagën minimale [për sektorin privat], me propozim të Ministrisë së Financave, do ta rrisim me dy shkallë. Nga janari i vitit të ardhshëm 425 euro, ndërkaq nga 1 korriku i vitit 2026, 500 euro”, tha Kurti.