Murati: Nëse nuk votohet, Kosova rrezikon t’i humbasë 880 milionë euro me marrëveshjen me Bankën Botërore

Murati: Nëse nuk votohet, Kosova rrezikon t’i humbasë 880 milionë euro me marrëveshjen me Bankën Botërore

Ekonomia November 19, 2025 - 11:07

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, para seancës për miratimin e buxhetit 2026 ka përmendur marrëveshjet ndërkombëtare, pa çka tha se nëse nuk votohen, atëherë Kosova rrezikon të humbë 880 milionë euro.

“Shpresoj që do të ketë sot, siç e dini, është thirrur seanca ku do të trajtohen një sërë çështjes. Përveç buxhetit 2026, për të cilët normalisht deputetët e opozitës kundërshtimet e tyre haptazi. Marrëveshjet ndërkombëtare pra të cilat janë marrëveshje janë negociuar me kohë janë në planin e rritjes me BE-në që janë 880 milionë euro e nëse nuk ratifikohen sot humbet shanca dhe ka rrezik që t’i humbim 880 milionë euro me marrëveshjen me Bankën Botërore mbi 120 milion euro të cilat kanë afat. Ka tashmë një vit që po presim për ratifikimin dhe në fund te vitit ato skadojnë”, ka thënë ai.