BINNI fillon javën e ofertave të mëdha, zbritje deri në 50%
Kompania BINNI, një nga prodhuesit dhe brendet më të njohura të mobiljeve dhe interierit në Kosovë, ka filluar javën e zbritjeve sezonale, me ulje çmimesh deri në 50% në të gjitha kategoritë e produkteve. Oferta është e vlefshme nga 24 deri më 30 Nëntor, duke e bërë këtë periudhë një mundësi ideale për ata që dëshirojnë të investojnë në mobilje cilësore dhe dizajn modern.
BINNI, e themeluar në vitin 1989, ka ndërtuar një traditë më shumë se tri dekada në prodhimin e mobiljeve, dyerve dhe dritareve. Kompania kombinon mjeshtërinë klasike të punimit të drurit me teknologjitë më të avancuara të prodhimit, duke u vendosur si një ndër emrat më të besueshëm në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Me rreth 40% të prodhimeve të eksportuara në tregjet evropiane, BINNI vazhdon të mbajë standarde të larta dhe të investojë në inovacion.
Zbritja deri në 50% përfshin të gjithë gamën e produkteve, mobiljet e dhomës së ditës, dhomës së gjumit, kuzhinat, elementet dekorative dhe produktet e tjera të interierit. Fushata synon t’u ofrojë klientëve mundësinë për të krijuar hapësira të rehatshme, funksionale dhe estetikisht të rafinuara.
Klientët mund të vizitojnë cilindo nga showroom-et BINNI-t për të shfrytëzuar ofertën.
Llapnasellë, zona e re industriale – Prishtinë, në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë dhe Prizren.
BINNI njihet gjithashtu për investimet të vazhdueshme në teknologji moderne, certifikimet ndërkombëtare të cilësisë, duke garantuar produkte të standardit të lartë dhe jetëgjatësi.