Fillon ekzekutimi i shtesave për fëmijët me rritje prej 50 për qind
Foto: Laura Hasani

Fillon ekzekutimi i shtesave për fëmijët me rritje prej 50 për qind

Ekonomia November 25, 2025 - 08:00

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nga sot fillon ekzekutimi i shtesave të rritura për fëmijë, në bazë të vendimit për rritje prej 50%.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, rritja do të përfshijë rreth 400 mijë fëmijë, ndërsa shumat që marrin familjet do të rriten ndjeshëm:

Familjet me dy fëmijë, nga 40 euro do të marrin 60 euro;

Familjet me tre fëmijë, nga 90 euro do të marrin 135 euro;

Familjet me katër fëmijë, nga 120 euro do të marrin 180 euro, e kështu me radhë.

“Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!”, ka shkruar Kurti.