Eurokoha dhe Rent a Car Prishtina - partneritet për vetura me qira në Aeroportin e Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës
Eurokoha njofton zgjerimin e partneritetit me Rent a Car Prishtina, një nga kompanitë më të mëdha të qirasë së veturave në rajon, e cila operon me mbi 700 automjete moderne në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në disa destinacione të Evropës. Ky bashkëpunim ka për qëllim të ofrojë për klientët tanë një eksperiencë të plotë dhe të integruar udhëtimi: nga rezervimi i fluturimit me Flyksa.com, deri te marrja e një veture të gatshme në destinacion.
Rent a Car Prishtina njihet për shërbimet e saj profesionale 24/7, flotën e gjerë të veturave dhe rezervimet pa depozitë. Klientët mund të zgjedhin mes veturave ekonomike, SUV-ve, automjeteve familjare, premium dhe furgonëve 7–9 ulëse, duke përfituar çmime transparente dhe asistencë të menjëhershme. Rezervimi është i thjeshtë dhe i shpejtë përmes platformës zyrtare rentacar-prishtina.com.

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit, Rent a Car Prishtina ka hapur zyrën e saj edhe në Skopje International Airport, duke shtuar kështu pikat ekzistuese në Aeroportin e Prishtinës dhe Aeroportin e Tiranës. Kjo u mundëson udhëtarëve të Eurokoha-s më shumë fleksibilitet: ata mund të marrin veturën në Shkup dhe ta dorëzojnë në Prishtinë, ose anasjelltas, sipas planit të tyre të udhëtimit. Shërbimi është aktiv 24 orë në ditë dhe i përshtatur plotësisht për nevojat e diasporës.
Rent a Car Prishtina thekson:
“Tashmë operojmë zyrtarisht edhe në Skopje International Airport! Merr veturën në Shkup dhe ktheje në Prishtinë — gjithçka sipas udhëtimit tënd. Shërbime të shpejta, profesionale dhe vetura të gatshme 24/7.”
Kontakti zyrtar: +389 75 988 388 apo në rentacar-prishtina.com
Ky partneritet përforcon misionin e Eurokoha-s për t’u ofruar udhëtarëve komoditet maksimal dhe lehtësi të plotë gjatë udhëtimit. Me fluturimet e FlyKSA dhe shërbimet e Rent a Car Prishtina, klientët tanë mund të planifikojnë udhëtimin e tyre nga nisja deri në destinacion pa asnjë shqetësim.
Ky është artikull i sponsorizuar.