Kurti: Nga janari paga minimale 425 euro, nga korriku 500 euro
Foto: Laura Hasani

Kurti: Nga janari paga minimale 425 euro, nga korriku 500 euro

Ekonomia December 09, 2025 - 13:05

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se paga minimale nga janari 2026 do të jetë 425 euro.

Paga deri më tani ishte 350 euro, ndërsa Kurti tha se nga korriku 2026 do të nisë faza e dytë e rritjes së pagës minimale në 500 euro, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i Kurtit:

Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto, nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë, ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri.

Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje.

Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë.