Sot vendoset gur themeli për ndërtimin e nënstacionit të ri në Malishevë
Foto: Laura Hasani

Sot vendoset gur themeli për ndërtimin e nënstacionit të ri në Malishevë

Ekonomia December 23, 2025 - 08:06

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) shënon sot një moment të rëndësishëm për zhvillimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës, me ceremoninë e vënies së gur themelit për ndërtimin e nënstacionit të ri 220/35/10(20) kV Malishevë.

Ceremonia do të mbahet në lokacionin e Nënstacionit Malishevë, duke filluar nga ora 13:00, në praninë e përfaqësuesve të KOSTT-it, institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe përfaqësuesve të komunitetit dhe mediave.

Ky projekt strategjik përfshin ndërtimin e nënstacionit të ri me transformatorë me kapacitet 40 MVA, si dhe ndërtimin e linjës së transmisionit 220 kV.

Ndërtimi i Nënstacionit në Malishevë synon të rrisë sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike në rajonin e Malishevës dhe më gjerë, të përmirësojë stabilitetin e rrjetit transmetues dhe të krijojë kushte për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe industrial.

Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës energjetike të vendit dhe përmbushjes së kërkesave në rritje për energji elektrike.