Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

Ekonomia December 23, 2025 - 11:28

Çmimi i arit në tregjet ndërkombëtare ka arritur një rekord të ri. Metali me vlerë në tregtimin në bursë të hënën (22.12.2025) shënoi vlerën 4.420 dollarë. Kjo s’ka të bëjë vetëm me krizën dhe politikën doganore të SHBA-së.

Është rekordi i parë që nga çmimi më i lartë deri tani i shënuar në tetor, kur kursi kapi shifrën pak mbi 4.380 dollarë për onse (31.1 gramë): Ari sot mbërriti çmimin 4.420 dollarë. Kësisoj ky metal i çmuar pak para fundit të vitit shënon një plus vjetor prej gati 70 për qind. Është një nga klasat më të fuqishme të depozitave të vitit dhe rritja më e madhe e çmimit që nga vitit 1979. Kjo rritje konsiderohet se ka të bëjë kryesisht me pasiguritë gjeopolitike dhe ekonomike si dhe me luftërat dhe doganat. Shumë depozitues në kohë të tilla preferojnë të ashtuquajturit porte të sigurta si ar dhe argjend. “Ari prej shekujsh ka një stabilitet të madh tek fuqia blerëse – pavarësisht sistemeve politike, apo krizave monetare dhe ekonomike”, shpjegon York Tetzlaff, shef i shoqatës së degës se shoqatave profesionale të metaleve të çmuara, me seli në Pforzheim.

Bankat qendrore blerësit kryesorë të arit

Në rritjen e kursit të arit ka ndikuar edhe zhvillimi i normave reale të interesit si dhe dobësimi i dollarit. Gjithashtu kërkesa e bankave të rezervave ka të bëjë me shtimin e rezervave të tyre të arit gjatë këtij viti. Sipas Bankës Qendrore Evropiane (BQE) bankat qendrore kombëtare më 2024 mbulonin mbi 20 për qind të kërkesës globale për ar.

Doganat, faktori vendimtar

Kërkesa e bankave qendrore për ar, sipas ekspertëve do të mbetet konstante e sigurt në sfondin e pasigurisë gjeopolitike dhe të politikave tregtare si ajo e doganave World Gold Council në një raport për perspektivën vëren, se nëse ngadalësohet rritja ekonomike ose ka një rënie të fuqishme, janë të mundura fitime të moderuara ose të mëdha. “Në të kundërt nëse një sukses i politikës që po ndjek administrata e presidentit të SHBA-së Donald Trump do të përshpejtonte rritjen ekonomike duke ulur rreziqet gjeopolitike, kjo do të çonte në rritje e intereave dhe fuorcimin e dollarit që do të ndikonte në uljen e çmimit të arit”. /DW