Bie Blloku B1
Blloku B1 i termocentralit "Kosova B" ka dalë jashtë funksionit që nga mëngjesi i së mërkurës, sipas të dhënave të publikuara nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemeve të Transmetimit për Energji Elektrike (ENTSO-e).
Të dhënat tregojnë se gjatë mëngjesit kanë qenë në operim blloqet A3, A4, A5 dhe B2, ndërsa B1 nuk ka prodhuar energji. Një ditë më parë, ky bllok kishte kapacitet prodhues mbi 200 megavat për orë.

Rënia e B1 ndodh në një kohë kur autoritetet kanë paralajmëruar kursime dhe reduktime të energjisë për shkak të mbingarkesës së sistemit.
Kandidati për deputet nga LDK-ja, Janina Ymeri, ka reaguar në Facebook: “Bjen Blloku B1 prapë. Ditë me fat dhe festë për Vuk Hamovic, Martin Berishaj, biznese greke, etj përveç neve, që paguajmë”.
Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e KEK-ut, Skender Bucolli, por deri në momentin e publikimit të artikullit, nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi