Llugaliu: Veriu ka qenë një problem i pazgjidhur - është përdorur si strehë jo veç e kontrabandës, por edhe e krimit
Në lidhje me situatën e rrugëve ilegale në veri që ishin përdorur për kontrabandë, drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, tha se veriu ka qenë problem i pazgjidhur dhe është përdorur si strehë nga pjesa e kontrabandës por edhe formave të tjera të krimit.
Në konferencën vjetore, ai tha nga rastet e hetimit që kanë zhvilluar, është parë se veriu është përdorur edhe për trafikim të qenieve njerëzore.
“Janë një mori e veprimeve që kanë ndihmuar. Pjesa e veriut ka qenë një problem i pazgjidhur qe një kohë të gjatë dhe është përdorur si strehë jo vetëm nga pjesa e kontrabandës, por edhe e formave të tjera të krimit. Ne kemi pas raste të hetimit për kontrabandë dhe kemi gjet që ajo pjesë është përdor edhe për trafikim të qenieve njerëzore. Kështu që të gjitha format e krimit e kanë pas një shkallë më të lartë të sigurisë dhe normalisht që kanë ndiku edhe te pjesa e të hyrave”, tha Llugaliu. /eo