Bajrami: Që nga dita kur Albin Kurti ka ardhur në pushtet, Kosova ka importuar energji prej 811 milionë eurove
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se gjatë qeverisë “Kurti” Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë prej 811 milionë eurove.
Ai ka treguar se ky import paguhet direkt nga qytetarët përmes faturave të energjisë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Bajrami ka shkruar se kjo i bie mesatarisht mbi 500 euro për kokë banori.
“Që nga dita kur Albin Kurti ka ardhur në pushtet e deri sot, Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë plot 811 milionë euro. Ky import nuk paguhet nga buxheti i shtetit – këtë import e paguajnë direkt qytetarët përmes faturave të energjisë. A e dini sa është kjo mesatarisht? Mbi 500 euro për kokë banori! A e dini ku kanë shkuar këto para tuajat? Te mafia energjetike! Pyetni Albinin kush janë ''mafia energjetike'', se ai i njeh më së miri”, ka shkruar Bajrami.