Kosova publikon Strategjinë për Ekonominë Kreative 2026–2035, konsultimi publik i hapur deri më 20 janar
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar Strategjinë për Ekonominë Kreative të Kosovës 2026–2035 në platformën për konsultime me publikun.
Kosova bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që harton një strategji të dedikuar posaçërisht për ekonominë dhe industritë kreative.
"Strategjia synon të shfrytëzojë potencialin e plotë të sektorëve kreativë, të fuqizojë talentin, të mbështesë sipërmarrjen dhe të forcojë lidhjen ndërmjet kulturës, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik", thuhet në njoftim.
Ministria thekson se konsultimi publik është thelbësor për të siguruar që strategjia të reflektojë nevojat reale dhe të formësohet bashkërisht nga institucionet, sektori privat, shoqëria civile dhe profesionistët kreativë.
Konsultimi publik është i hapur deri më 20 janar 2026 dhe qytetarët mund të regjistrohen dhe të adresojnë komentet e tyre përmes këtij linku: rb.gy/4l1vfm