KEK-u thotë se është në regjim operimi të jashtëzakonshëm, mbi një muaj me tri njësi të “Kosovës A” në operim njëkohësisht
Foto: Laura Hasani

KEK-u thotë se është në regjim operimi të jashtëzakonshëm, mbi një muaj me tri njësi të “Kosovës A” në operim njëkohësisht

Ekonomia February 04, 2026 - 08:39

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) thekson se që nga 19 dhjetori ka operuar në një regjim të jashtëzakonshëm prodhimi, duke mbajtur 3 blloqe të TC "Kosova A" paralelisht në operim për plot 31 ditë.

KEK-u njofton se ky nivel operimi përfaqëson një ngarkesë të jashtëzakonshme teknike dhe njerëzore për termocentralin më të vjetër në vend.

Tutje bëhet e ditur se standardi operativ i KEK-ut që nga paslufta ka qenë operimi me katër njësi gjeneruese, dy njësi nga "Kosova A" dhe dy njësi nga "Kosova B".

“Një njësi ka shërbyer gjithmonë si rezervë e nxehtë, për siguri të sistemit dhe reagim emergjent”, thuhet në njoftim.

KEK-u më tej bën të ditur se nga 19 dhjetori ka kaluar në operim të jashtëzakonshëm, me pesë njësi gjeneruese.

“Për shkak të rritjes së konsumit dhe nevojës për siguri energjetike, nga 19 dhjetori KEK ka kaluar në operim të jashtëzakonshëm duke arritur me sukses të operoje me 5 njësi gjeneruese për 30 ditë në punë njëkohësisht, duke përfshirë 3 njësi nga 'Kosova A' dhe 2 njësi nga 'Kosova B'”, thuhet në njoftim.

Sipas KEK-ut, ky nivel operimi përfaqëson një ngarkesë të jashtëzakonshme teknike dhe njerëzore për termocentralin më të vjetër në vend.