Gueroti mbledh komunitetin e biznesit në prag të Ditës së Biznesit Francez
Foto: Laura Hasani

Gueroti mbledh komunitetin e biznesit në prag të Ditës së Biznesit Francez

Ekonomia February 05, 2026 - 09:15

Në kuadër të përgatitjeve për Ditën Franceze të Biznesit, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, mblodhi mbrëmë në Prishtinë përfaqësues të kompanive franceze që veprojnë në vend, investitorë si dhe partnerë institucionalë.

"Ky takim shërbeu si platformë për diskutime mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, me fokus të veçantë në nxitjen e investimeve franceze në Kosovë dhe forcimin e shkëmbimeve ekonomike ndërmjet dy vendeve", thuhet në njoftimin e Ambasadës Franceze.

Dita e Biznesit Francez synon të krijojë ura të reja bashkëpunimi mes sektorit privat dhe institucioneve, duke promovuar Kosovën si një destinacion atraktiv për investime të huaja.