AUV-i kërkon ndalimin e shitjes dhe therjeve ilegale të kafshëve

AUV-i kërkon ndalimin e shitjes dhe therjeve ilegale të kafshëve

Ekonomia February 05, 2026 - 09:57

Thirrje institucionale për ndalimin e shitjes dhe therjeve ilegale të kafshëve dhe shpezëve.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës sot kanë mbajtur një takim të përbashkët lidhur me ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta kundër shitjes dhe therjeve ilegale të kafshëve, meqë sipas tyre kjo paraqet rrezik serioz për shëndetin publik.

Bëhet e ditur se institucionet u dakorduan të intensifikojnë bashkëpunimin dhe të zbatojnë masa të menjëhershme, të koordinuara dhe pa tolerancë ndaj çdo personi ose biznesi që ushtron këtë veprimtari të paligjshme.

Po ashtu, iu bë thirrje publike të gjithë individëve dhe subjekteve ekonomike që merren me shitjen dhe therjen ilegale të kafshëve dhe shpezëve që t’i ndërpresin menjëherë këto veprimtari.

“Çdo shkelje do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe ndaj shkelësve do të merren masa të rrepta ligjore.

Gjithashtu ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të kësaj veprimtarie ilegale”, thuhet në njoftim. /Zëri