Kurti në Ditën e Biznesit Francez: Tashmë kemi stabilitet institucional, i cili dëshirohet aq shumë nga bizneset
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në Ditën e Biznesit Francez ka thënë se Kosova është e gatshme për partneritete të mëdha infrastrukturore, e hapur për investime serioze, si dhe ka theksuar se po zgjerohet mundësia tregtare me Evropën, rajonin dhe më gjerë.
Kurti në fjalën e tij tha se Kosova tani ka stabilitet institucional.
“Kosova është e gatshme për partneritete të mëdha infrastrukturore. Kosova është e hapur për investime serioze. Kosova po zgjeron mundësitë tregtare me Evropën, rajonin dhe më gjerë. Vendi ynë, Republika e Kosovës, është një shtet i pavarur dhe i konsoliduar me orientim të qartë evropian dhe tashmë kemi edhe stabilitet institucional, i cili dëshirohet aq shumë nga bizneset, meqenëse ofron siguri publike, parashikueshmëri dhe disiplinë të fortë fiskale”, ka thënë ndër të tjera ai.