Ministri Murati prezanton projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin 2026
Në seancën e sotme të Kuvendit është paraqitur propozimi për buxhetin e vendit për vitin 2026.
Në fjalën e tij, ministri i Financave Hekuran Murati theksoi se buxheti i paraparë është afro katër miliardë euro, shkruan Zeri.info.

Murati tregoi se ky buxhet është paraparë të ndahet në këtë mënyrë:
Paga dhe shtesa, 980 milionë euro
Mallra dhe shërbime, 545 milionë euro
Subvencione dhe transfere, 1 miliard e 358 milionë euro
Shpenzime kapitale, 988.4 milionë euro.
Ndër të tjera, ai foli edhe për burimin e financimeve, ku tha se të hyrat buxhetore gjithsej janë 3.4 miliardë euro, nga të cilat të hyra tatimore janë 3.26 miliardë euro, ndërkaq të hyrat jotatimore janë 357 milionë euro.
“Sa i përket buxhetit, është paraparë të shtohet edhe paga e 13-të këtu, përvoja e punës të kthehet në 0.5 për qind në vit, duke përfshirë edhe 15 vitet e para, gjithashtu është paraparë edhe shtyrja e hyrjes në fuqi e normës progresive për tatimin në pronë”, u shpreh ndër të tjera ministri Murati. /Zëri
