Komisioni për Legjislacion i thotë “po” projektbuxhetit për vitin 2026
Me 6 vota për, tri kundër dhe një abstenim, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka votuar projektbuxhetin e vitit 2026.
Debat nxiti edhe kërkesa e PDK-së, e paraqitur nga Blerta Deliu në lidhje me kërkesën e 90 mijë shërbyesve civilë, por nuk mori votat e mjaftueshme në komision.
“Sindikata e pavarur e administratës së Kosovës ka pas kërkesë për 90 mijë shërbyes të administratës për çështjen e koeficientit. Ka qenë kërkesë legjitime, sepse ekziston një aktgjykim i gjykatës Kushtetuese të dy viteve paraprake që nuk iu njihet çështja e koeficientet. Bashkë me Grudën e kemi pa mundësinë përmes amendamentit të komisionit në mënyrë që t’u drejtohemi dhe ta kemi amendament për të trajtuar kërkesën që është e deponuar nga kryesindikalisti e që është kërkesë e drejtë sepse flet për kushtetutshmërinë dhe ky komisione ka për detyrë ta trajtojë”, tha ajo.
Këtu pati një ndërhyrje ironike nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
“Buxheti shkoi, i vdiq nana buxhetit Blertë”, ndërhyri Tahiri.