Pa asnjë votë kundër, Komisioni për Buxhet e përfshin buxhetin e Prishtinës në projektligj

Pa asnjë votë kundër, Komisioni për Buxhet e përfshin buxhetin e Prishtinës në projektligj

Ekonomia February 19, 2026 - 15:05

Komisioni për Buxhet e ka përfshirë buxhetin e kryeqytetit në Projektligjin për Buxhetin 2026.

Me 10 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në mbledhjen e sotme është miratuar rekomandimi i Ministrisë së Financave për shtimin e tabelës buxhetore për Komunën e Prishtinës.

Me këtë rast, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë detaje për këtë çështje.

“Sa i përket buxhetit të komunave, të cilat nuk janë të përfshira në pjesën tabelore, për arsye se janë vonuar, pra qoftë në miratim apo qoftë në kompletim të procedurave dhe dorëzim të buxhetit te Ministria e Financave, unë e kam sqaruar që nëse ato komuna arrijnë që në mes të dy leximeve, pra para ditës së nesërme dhe para datës sot që po shqyrtohen në komision të plotësojnë të gjitha kërkesat, atëherë ne si ministri do t’i sjellim këto tabela të përditësuara dhe do t’i propozojmë që të shkojnë përmes si amendament përmes komisionit. Ajo çfarë mund të them është deri më tani pra aktualisht, teksa po flasim, këtë proces e kanë përmbyllur komuna e Prishtinës dhe komuna e Shtimes. Prandaj, rekomandimi i Ministrisë së Financave është që të përfshihen si pjesë e tabelave të buxhetit të ligjit për ndarje buxhetore, meqenëse edhe ditën e djeshme pra e kam marrë buxhetin nga komuna e Prishtinës”, tha Murati.