AUV-i tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze “Jelly”, të prodhuara në Japoni

AUV-i tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze “Jelly”, të prodhuara në Japoni

Ekonomia February 23, 2026 - 14:33

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të karameleve me xhelatinë “Hello Kitty”, të prodhuara në Japoni.

Ky vendim u mor pasi është pranuar një njoftim lidhur me rrezikun për konsumin e tyre.

“Të gjitha bizneset që kanë në shitje këtë produkt, me datën e skadimit 11/06/2026 dhe peshë 150 g, duhet të ndalojnë menjëherë shitjen dhe t’i kthejnë ato në deponitë nga e janë furnizuar. Po ashtu, konsumatorët që i kanë blerë këto produkte janë të këshilluar të mos i përdorin”, thuhet në njoftim. /Zëri