Çmimet e gazit në Evropë rriten për mbi 25%
Ekonomia
March 02, 2026 - 13:19
Çmimet e gazit në tregjet holandeze dhe britanike u rritën për më shumë se 25% të hënën në mëngjes.
Rritja pasoi intensifikimin e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe sulmeve të Republikës Islamike ndaj një numri vendesh në Lindjen e Mesme.
Po ashtu, shumë dërgesa nafte dhe gazi përmes ngushticës së Hormuzit u pezulluan.
Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burimet tregtare, raporton se pas paralajmërimit të qeverisë iraniane që anijet të mos kalojnë nëpër ngushticën e Hormuzit, shumica e pronarëve të cisternave dhe kompanive të mëdha të energjisë kanë ndaluar transportin e naftës, karburanteve dhe gazit të lëngshëm natyror përmes kësaj rruge ujore. /Radio Evropa e Lirë