Qeveria po kërkon investitorë për “Trepçën” dhe përpunimin e mineraleve
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se në këtë mandat qeverisës minierat do të jenë prioritet.
Ajo ka thënë se për “Trepçën” janë në kërkim të një partneriteti publiko-privat për modernizimin dhe zhvillimin e Ndërmarrjes.
“Për mandatin e dytë të qeverisë sonë, minierat do të jenë prioritet. Për ‘Trepçën’ si ndërmarrje publike po kërkojmë një partneritet publiko-privat për modernizimin dhe zhvillimin e saj, jo vetëm në nxjerrje, por edhe në përpunim të mëtejmë. Paralelisht, do ta forcojmë rolin e Qeverisë në sektor, duke filluar me ndarjen e fondeve për mbledhje sistematike të të dhënave gjeoshkencore, në mënyrë që ta kuptojmë më mirë potencialit tonë minerar”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.
Për këtë ajo në konferencën e PDAC-it në SHBA, ku morën pjesë disa shtete, tha se ka bërë të ditur se Kosova kërkon bashkëpunim me partnerë të besueshëm.
Rizvanolli në fjalimin e saj ka thënë se nga Kosova ka një traditë të gjatë në miniera që ka kulmuar me kompleksin e “Trepçës” si shtyllë e ekonomisë rajonale në vitet ’70 dhe ’80.